Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Belgjika përballet me verën më të nxehtë në histori

Bruksel, 24 gusht– Belgjika është përballur me verën më të nxehtë të historisë së saj, pasi temperatura mesatare e regjistruar në muajt qershor, korrik dhe gusht kaloi temperaturën rekord (19,7°C) të vitit 2003, njoftoi sot shefi i departamentit të parashikimit të motit pranë Institutit Meteorologjik, David Dehenauw.

”Sipas parashikimit të motit për javën e fundit të muajit gusht, që do të jetë me temperatura të paktën 20°C, mund të konfirmohet me një saktësi prej 90% se temperaturat rekord të vitit 2003 do të tejkalohen”, theksoi ai, transmeton ATSH.

Institutit Meteorologjik do të publikojë të dhënat më 1 shtator 2018.

“Sipas vëzhgimeve të kryera deri tani dhe parashikimit të motit deri më datën 31 gusht 2018, kjo verë do të jetë më e nxehta që prej vitit 1833”, nënvizoi Dehenauw në Twitter.

Sipas tij, vera 2018 është më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në Belgjikë pasi ajo u përfshi dy herë me valët e të nxehtit gjatë tre muajve të fundit, një herë në qershor dhe njëherë në fillim të gushtit.