Ideja e një peshku që kërcen mbi ujë për të kapur një zog, ngjan më shumë si një përrallë nga një peshkatar. Por, përderisa duket se po sfidon rendin natyror, kjo skenë e jashtëzakonshme është kapur në kamera për herë të parë.
Një ekip i televizionit prestigjioz britanik, BBC duke filmuar serinë e re të Blue Planet II, kapën një peshk gjigant trevjeçar, duke gjuajtur zogj deti jashtë bregdetit të Seychelles.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo që gjetën dhe filmuan mund të jetë momenti më i shquar i serisë, i cili fillon natën e së dielës.
Sekuenca dramatike e gjuetisë do të magjepsë shikuesit dhe ka të ngjarë të shkaktojë krahasime me skenën e famshme të dhjetëra gjarpërinjve që sulmojnë një iguanë, filmuar vitin e kaluar, e cila ka marrë shumë klikime edhe në faqen e “Ora News”.
Përbindëshi i detit fillimisht gjurmon shpendin dhe më pas hidhet në sulm përreth 2 metra në ajër, duke e gëlltitur zogun me një goditje të vetme.
Pamjet e sulmit nuk janë publikuar ende.