Njerëzit të cilët jetojnë në afërsi të lumit Valire, i cili rrjedh përmes Andorrës dhe Katalonisë, kanë mbetur shumë të befasuar kur vërejtën se uji kishte marrë ngjyrë të gjelbër.
Fotografitë e këtij fenomeni të pazakonshëm shumë shpejt morën botën, ndërsa në mesin e popullsisë erdhi deri te paniku se lumi mund të jetë i helmuar.
Autoritetet lokale thanë se nuk ka vend për brengosje, pasi bëhet fjalë për një ngjyrë jo toksike dhe të parrezikshme, e cila përdoret në kërkimet lidhur me ujin, transmeton KP.
“Pasojat e këtij hulumtimi shkencor janë kryesisht të natyrës vizuale”, ka thënë prefekti Seo de Urzhel në kumtesë. Hulumtimi është kryer nga Ministria e Shëndetësisë me qëllim që të zbulojë burimin e ndotjeve të viteve të kaluara, shkruan “Daily Mail”.
-
Ministrja franceze noton në lumin Seine për të shuar frikën se është i ndotur
-
Pamje të pabesueshme të detit pasi Sllovenia goditet nga një stuhi e fortë
-
Ngjyra e oqeaneve ka ndryshuar përgjatë dy dekadave të fundit, ja pse
-
Lumi japonez bëhet i kuq si gjaku, banorët alarmohen
-
Ujërat industriale të “Ferronikelit” në lumin Drenica, banorët të frikësuar nga pasojat