Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Balenat bllokohen në breg, Indonezia formon ekipe për shpëtimin e tyre

Të paktën nëntë balena u bllokuan në bregun e Ujong Kareung, në qytetin Aceh të Indonezisë.

Ekipet e shpëtimit të organizatave lokale bëjnë përpjekje që balenat në mënyrë të sigurt t’i kthejnë në det.

Shumë persona, të grupmoshave të ndryshme, qoftë në breg apo në anije, angazhohen që t’ju mundësojnë balenave të kthehen në mjedisin e tyre të natyrshëm.