Një djalë i vogël i quajtur Theo, i cili është shumë i apasionuar nga dinozaurët, dëshironte të kishte një model karnotauri, një dinosaur i veçantë që jetonte në Pentagonia 70 milionë vjet më parë, përcjell oranews shkrimin.
Babai i tij Andre Bisson, ishte gjithë kohës në kërkim të këtij modeli për t’ia blerë të birit, derisa pa reklamën e një parku argëtues për fëmijë që shiste disa statuja të përdorura, përfshirë edhe karnotaurin.
Andre e bleu atë përmes internetit pa e menduar dy herë dhe pa i kushtuar shumë vëmendje. Statuja kushtoi 1.200 funte dhe u dorëzua në shtëpi me një kamion të madh dhe u vendos në kopsht me një vinç.
Ata nuk e kishin imagjinuar kurrë se kishte atë madhësi dhe të gjithë ngelën të shokuar.

-
Fosili që mbahej në sirtar për dekada, del të jetë mbetja e parë e një dinozauri në Antarktidë
-
Zbulohet një dinozaur i ri, i gjendet një kockë krokodili në gojë
-
Fosili i rrallë i Ceratosaurus shitet për 30.5 milionë dollarë
-
Skeleti i dinozaurit shitet për çmim rekord
-
Dinosauri i rrallë pritet të shitet mbi një milion euro