Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

“Babadimrit” i kthehen drerët e arratisur

Dy drerë iu kthyen pronarit pasi kishin ikur nga stalla ku po mbaheshin në Angli, ka raportuar Upi.

Majestic Reindeer, zotëruesi i kafshëve, ka thënë se drerët, njëri i quajtur Blitzen e tjetri Blue, u arratisën nga ferma Elveden Estate, e pos kësaj, shkaktuan edhe tollovi pasi njëri prej tyre u fut në autostradën lokale.

Pronari i tyre u konsiderua babadimri apo sjellësi i dhuratave për fëmijët në prag të Krishtlindjes pasi zotëronte dy drerët, e për t’ia kthyer ata, u angazhua edhe policia lokale.

“Ata ikën për një vrapim të madh, ka thënë një zëdhënës i fermës.