Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Babadimri guximtar, noton me peshkaqenët

Babadimri e këmbeu slitën e tij me një maskë zhytje, për të notuar me peshkaqenët në akuariumin e Parisit.

Zhytësi notoi rreth akuariumit gjigant mes krijesave të shumëllojshme, ndër të cilat edhe peshkaqenë zebër, nën vështrimin kureshtar të spektatorëve që gjendeshin atje, transmeton tch.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Siç bënë të ditur drejtuesit e akuariumit, nuk kishte rrezik për babadimrin e guximshëm, por fëmijëve që ndoqën spektaklin ju tha të mos bënin zhurmë e të mos shkrepnin foto me blic në mënyrë që të mos trembnin kafshët.

Në Paris, kjo është kthyer në një traditë Krishtlindjesh, pasi është hera e gjashtë që akuariumi organizon një aktivitet të tillë.