Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Avioni gjigant aterron për herë të parë në Antarktidë

Avioni Boeing 787 me kapacitet për t’i bartur 300 pasagjerë ka aterruar në Antarktidë ditë më parë, duke u shënuar si hera e parë që ka ndodhur një gjë e tillë, raportoi Skynews.

Avioni u ul në kushtet e mbrëmjes së verës në rripin e zonës Troll, derisa në bord pati studiues dhe staf nga Instituti Norvegjez Polar, organizatë që merret me kërkime në terren të ftohta.

VIDEO:

“Ky është një operacion i madh dhe një moment historik për trafikun ajror. Ulja e një avioni kaq të madh hap mundësi krejtësisht të reja për logjistikën”, ka deklaruar drejtoresha e Institutit, Camilla Brekke.

Shkencëtarët kanë thënë se me zbarkimi në Antarktidë, po synojnë në reduktimin e emetimeve totale.

Fusha ajrore Troll është rrip akulli blu me 3000 metra lartësi. Stina e verës në Antarktidë hyn në tetor dhe përfundon në shkurt.

Image
Artikuj të ngjashëm