Një 48-vjeçare ka mbijetuar për pesë ditë e bllokuar në shkurre në Australi duke ngrënë lëpirëse dhe me një shishe verë.
Lillian Ip nisi një udhëtim të shkurtër të dielën, duke shkuar përmes shkurreve të dendura në Victoria. Por, ajo u bllokua në rrugë pa krye kur mori një kthesë të gabuar, dhe vetura i ngeci në baltë.
Ip nuk pi alkool, shishen e verës e kishte marrë për dhuratë, shkroi BBC.
Pas pesë netësh e bllokuar, ajo zbuloi shërbimet emergjente që po kalonin mbi të.
“Gjëja e parë që më erdhi në mend ishte ujë dhe cigare. Falë Zotit që policja kishte një cigare”, tha ajo.
“Mendova se do të vdisja aty. Më lëshoi tërë trupi”, ka shtuar duke thënë se ishte gati të dorëzohej.
Artikuj të ngjashëm