Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Australiania kryen 150 maratona vrapimi për 150 ditë

Australiania Erchana Murray – Bartlett ka kryer 150 maratona në 150 ditë, duke vrapuar 6,300 km, nga pjesa më veriore e shtetit e deri në qytetin më jugor, atë të Melbournit.

Ajo shpreson të ketë thyer rekordin më këtë që ka bërë.

Vrapuesja 32-vjeçare kaloi vijën e finishit të hënën pas një suksesi që, nëse konfirmohet, do të mposhtë rekordin e mëparshëm botëror prej 106 maratonash radhazi, të vendosur nga britanikja Kate Jayden vitin e kaluar, raportoi CNN-i të martën.

Ndërsa Jayden kërkoi të mblidhte para për refugjatët, Murray-Bartlett përfundoi rrugëtimin e saj të cilin e ka dokumentuar në Instagram - për të rritur ndërgjegjësimin për kërcënimet ndaj biodiversitetit të Australisë.

“Australia është fantastike, është kaq e bukur dhe kjo ishte një nga gjërat kryesore që doja të dilte nga ky vrapim, ishte për të shfaqur bukurinë e Australisë në botë – ne kemi parqe kombëtare të rëndësishme globalisht, Reefin e Madh të Barrierës dhe eksplorimi i tyre në këmbë është një mënyrë kaq unike”, ka thënë Murray-Bartlett.

Edhe Vrapimi i maratonës në javën e 22-të të shtatzënisë Sporte të tjera 3 muaj më parë Vrapimi i maratonës në javën e 22-të të shtatzënisë

Ajo mblodhi më shumë se 82,130 dollarë dhe e gjithë kjo shumë do të shkojë për ruajtjen e kafshëve vendase të Australisë.

Australia, e cila ka një nga rekordet më të këqija në botë për zhdukjet, vitin e kaluar njoftoi një plan 10-vjeçar për të parandaluar zhdukjen e ndonjë specie tjetër në vend. Kafshët e egra të vendit kanë vuajtur efektet e fatkeqësive natyrore dhe krizës klimatike, duke përfshirë zjarret katastrofike në 2019-2020 që vranë ose zhvendosën afro 3 miliardë kafshë, sipas vlerësimeve të Fondit Botëror për Natyrën (WWF).