Një atlet australian theu rekordin e tij të dytë botëror “Guinness” duke bërë 3.182 pompa në një orë.
Daniel Scali, i cili më parë theu Rekordin Botëror Guinness për kohën më të gjatë në pozicionin e dërrasës së barkut, theu zyrtarisht rekordin për kryerjen e më së shumti pompave brenda një ore, njoftoi Guinness.
Organizata e mbajtjes së rekordeve tha se Scali kreu 100 pompa më shumë se rekordmeni i mëparshëm Jarrad Young, i cili përfundoi 3.054 sosh në një orë, në vitin 2021.
Scali tha se për ta arritur këtë iu desh të kalonte përmes dhimbjes, të cilën e ka pasur që nga thyerja e krahut në moshën 12-vjeçare.
"Është truri që dërgon mesazhe të gabuara në krahun tim, që është zona e prekur. Kështu që çdo gjë si prekja e butë, lëvizjet, era ose uji do të më shkaktojnë dhimbje," tha Scali për Guinness.
-
Thyhet rekordi për më së shumti pompa brenda një ore
-
Njeriu i mbi 180 rekordeve botërore thyen edhe një rekord botëror
-
Zvicerani thyen rekordin botëror për qëndrimin më të gjatë në borë
-
Polakja thyen rekordin botëror për ngritje
-
Rekordmeni i Guinnessit thyen rekordin e vet, i veshi 10 bluza për 15 sekonda