Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Australiani i fitoi 5.5 mln dollarë në lotari me numrat që i përdori tash e 30 vjet

Lotari

Një burrë nga Australia ka fituar 5.5 milionë dollarë në lotari, me numrat e njëjtë që i ka përdorur tash e 30 vjet.

Siç raportoi Upi të enjten, banori i qytetit Queanbeyan, që nuk pranoi të identifikohej, ka luajtur për 30 vjet në lotari të ndryshme të qytetit, por që nuk ka fituar.

"Më duhet të pushoj. Ka qenë një ditë emocionuese. Kam qeshur, qarë, bërtitur, kam folur me familjarët që janë shprehur të gëzuar po aq sa unë. Është e mahnitshme", deklaroi ai.

Ai theksoi se me 5.5 milionët e fituara do të blejë veturë, e pjesën tjetër të parave do ta shfrytëzojë “për ta ndryshuar jetën”.

Ai ka bërë të ditur se ndonëse e ka “kapur” lotarinë, nuk do të ndalojë së punuari.