Australia, në janar, regjistroi muajin më të nxehtë në histori.
Sipas Byrosë së Meteorologjisë, nxehtësia ekstreme ishte “e pashembullt” gjatë periudhës së verës.
Së paku pesë ditë në janar kanë qenë ndër dhjetë më të nxehtat në histori - me temperatura mesatare prej 40 gradësh Celsius, shkruan REL.
Moti i nxehtë ka shkaktuar viktima në njerëz dhe zjarre.
Disa lloje të kafshëve të egra kanë pësuar gjithashtu.
Ka pasur njoftime për ngordhje masive të kuajve të egër dhe lakuriqëve në zonat e prekura nga thatësirat.
Artikuj të ngjashëm
-
Thyhet prapë rekordi i temperaturave në Australi
-
Australia shënon rekord të ri të temperaturës mesatare
-
Australia pritet të përfshihet nga një valë e nxehtësisë
-
Australia përvëlohet nga nxehtësia, temperaturat drejt rekordit historik
-
Vala e të nxehtit godet Australinë, paralajmërohet për rrezik zjarri “katastrofik”