Australia ka shënuar ditën e saj më të nxehtë në histori, sa i përket matjes së temperaturës mesatare kombëtare, duke arritur një lartësi prej 40.9 gradë Celsius.
Byroja e Meteorologjisë tha se nxehtësia tejkaloi rekordin e mëparshëm, prej 40.3 gradë Celsius, të vendosur më 7 janar të vitit 2013.
Matja e mesatares së temperaturave maksimale në të gjithë vendin është masa më e saktë e përcaktimit të fuqisë së një vale nxehtësie.
Ky rekord i ri vjen derisa vendi po lufton me një krizë të thatësisë dhe zjarreve.
Të martën, disa vende regjistruan temperatura mbi 45 gradë Celsius.
Edhe
Australia përvëlohet nga nxehtësia, temperaturat drejt rekordit historik
Shkencëtarët kishin parashikuar që nxehtësia më e lartë mund të shënohej më vonë gjatë javës, që do të thotë se rekordi mund të prishej përsëri.
Kryeministri, Scott Morrison, është kritikuar për përgjigjen e tij ndaj katastrofave natyrore dhe politikave të qeverisë së tij për klimën.