Astronomët kanë kapur disa nga pamjet më me detaje të para ndonjëherë të galaktikave në hapësirë të thellë.
Ato janë në qartësi shumë më të lartë se sa ato të zakonshme dhe zbulojnë funksionimin e brendshëm të galaktikave në detaje të papara.

Shumë nga imazhet mund të japin njohuri mbi rolin e vrimave të zeza në formimin e yjeve dhe planetit.
Studiuesit ka thënë se pamjet do të transformojnë të kuptuarin për mënyrën se si zhvillohen galaktikat, shkruan BBC.
Shumë hapësira që janë të errëta për sytë tanë, në të vërtetë shndrisin nga drita në radiovalët që lëshojnë. Kjo u mundëson astronomëve të shikojnë nga afër hapësirat me yje ose në zemrën e galaktikave.
Edhe
Shkencëtarët të mahnitur me detajet që kapi teleskopi nga galaktikat

Ekipi ka zhvilluar rezultatet nga imazhet e radiovalëve duke i lidhur ato me mbi 70,000 antena të vogla të shpërndara në nëntë qarqe evropiane. Ata kanë shpenzuar gjashtë vjet duke zhvilluar një mënyrë komplet të re të mbledhjes së sinjaleve nga secila antenë, duke i dixhitalizuar, i transportuar në një procesor qendror dhe duke i kombinuar të gjitha të dhënat në pamje të cilat përveç rezultateve shkencore, japin një bukuri madhështore.
“Të punosh në këto të dhëna për kaq gjatë dhe më pas më në fund të marrësh imazhe të tilla dhe të jesh i pari person që i sheh, është e mrekullueshme”, ka thënë drejtuesja e ekipit të studiuesve, Leah Morabito.
