Nasa do të dërgojë një tualet të ri me gravitet zero për testim në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, para përdorimit të mundshëm të tij në një mision në Hënë.
Tualeti 23 milionë dollarësh i cili thith mbetjet nga trupi, do të dërgohet në stacion me një anije mallrash, raporton BBC.
Nasa ka thënë se “sistemi i vakumit” të tualetit është dizajnuar për komoditetin e astronautëve femra, ndryshe nga modelet e vjetra.
Një raketë që mban anijen e mallrave supozohej të ngritej nga Ishulli Wallops në Virxhinia, të enjten, transmeton KOHA. Por misioni u anulua në më pak se tre minuta para se të lëshohej për shkak të problemeve teknike.
Një tjetër përpjekje është vendosur për të premten në mbrëmje, nëse inxhinierët do të mund të rregullojnë problemet që shtynë fluturimin e së enjtes.
Edhe
NASA ofron 35 mijë dollarë shpërblim për dizajn të tualetit për Hënë
Tualeti përdorë një sistem vakumi që thithë mbetjet nga trupi në një ambient me gravitet zero. Për privaci, tualeti është i vendosur në një kabinë.
{gallery}
-
NASA ofron 3 milionë dollarë kush i riciklon jashtëqitjet e astronautëve në hapësirë
-
Shkencëtarët dizajnojnë kostumin hapësinor që e kthen urinën në ujë të pijshëm
-
Prishet tualeti i anijes kozmike, astronautët duhet të mbajnë veshje speciale gjatë kthimit në Tokë
-
Sfida e rrobave të palara në hapësirë