Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Arkipelagu brazilian hap dyert për udhëtarët që e kanë kaluar COVID-19

Me ujëra të kaltër, plazhe me rërë ngjyrë ari dhe delfinë që notojnë afër, arkipelagu brazilian Fernando de Noronha është një prej destinacioneve më të bukura në botë.

Ky arkipelag ka hapur dyert sërish për udhëtarët, por jo për të gjithë. Në këtë ishuj mund të udhëtosh vetëm nëse e ke pasur COVID-19.

“Turistët duhet të paraqesin rezultatin pozitiv të testit PCR të bërë së paku 20 ditë më herët, apo rezultatin e testit serologjik që tregon se ke antitrupa kundër COVID”, ka thënë administratori Guilherme Rocha, shkruan CNN.
 

Artikuj të ngjashëm