Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Arkeologët zbulojnë dy varreza të lashta dhe një mumie në Egjipt

Arkeologët egjiptianë kanë zbuluar një mumie të re në një varrezë të paeksploruar më parë afër qytetit Luxor.

Sipas ministrisë egjiptiane për Antikitete, mumia u gjet në një prej dy varrezave që po eksplorohen për herë të parë që kur u gjetën 20 vjet më parë.

Konsiderohet se ato datojnë prej para 3,500 vitesh dhe me këtë hap është shprehur dëshira që shteti t’i rrisë përpjekjet për gjallërimin e sektorit të turizmit, transmeton Koha.net.

Varrezat janë gjetur një pjesën perëndimore të lumit Nil, derisa janë zbulimi i fundit në vendin që njihet për tempuj dhe varreza që përfshijnë historinë e lashtë egjiptiane.

“Me të vërtetë është një ditë e jashtëzakonshme”, ka thënë ministri i Antikiteteve, Khaled al-Anani.

“E kemi ditur se ekzistojnë varreza private, mirëpo kjo është hera e parë që i kemi identifikuar ato”.

Edhe Arkeologët befasohen me nekropolin 5-mijëvjeçar në Egjipt Kulturë Arkeologët befasohen me nekropolin 5-mijëvjeçar në Egjipt

Al-Anani, ka thënë se zbulimet janë një tjetër përpjekje e ministrisë për të ringjallur turizmin, i cili është goditur rëndë nga sulmet ekstremiste dhe trazirat politike të vitit 2011.

Kjo ministri ka thënë po ashtu se beson që mumia mund të jetë “një person me emrin Djehuty Mes emri i të cilit është gravuar në një prej mureve”.

{gallery}