Agri, 3 prill – Vendndodhja e Arkës së Nuhut (Noas), përfundimisht është në krahinën turke Agri, pohon Erkan Kosedag, autor i librit "Arka e Nuhut, Zbulimi i Shekullit", shkruan Anadolu Agency (AA).
Libri i botuar në turqisht sjell një dimension të ri lidhur me vendndodhjen e Arkës, e cila nuk është përcaktuar përkundër studimeve të shumta nga shkencëtarë të ndryshëm të botës.
Kosedag thotë se interpretimi që ia kanë bërë Kuranit, flet se përmbytja e Nuhut ka qenë rajonale dhe jo një ngjarje globale, dhe se ka ndodhur 4.000 vjet më parë.
"Rrëfimi për përmbytjen e madhe dhe Arkën e Nuhut përmendet në të gjitha fetë qiellore, në hebraizëm, krishterim dhe islam", thotë ai për të shtuar se në Kuran, qëndron se Allahu e ka informuar Nuhun për përmbytjen e madhe e cila do ta kaplojë botën, për të strehuar në arkë të gjithë ndjekësit e tij.
Pas kësaj Nuhu ka filluar ndërtimin e një lundrakeje në të cilën ka mbajtur pjesëtarët e familjes së tij bashkë me nga një çift kafshësh dhe shpendësh.
Edhe
Arka e Noah-së, “e varrosur” në një mal në Turqi?
Për shekuj me radhë është bërë përpjekje për të gjetur arkën, por deri më sot, nuk ka gjurmë fizike të saj.
Megjithatë, pas një tërmeti i cili kaploi fshatin Telceker në qarkun Dogubeyazit të krahinës Agri në vitin 1949, dolën në sipërfaqe mbetjet e një anijeje, të cilat tërhoqën vëmendjen e shumë shkencëtarëve nga e mbarë bota, të cilët kryen një hulumtim në periudhën e viteve 1965-1979.
“Dimensioni i mbetjeve përshtaten në tërësi me ato të dhëna në librat e shenjtë”, rrëfeu për Anadolu Agency (AA) Kosedag, i cili sqaron se libri i tij sjell informacione nga monumentet sumeriane, Epi i Gilgameshit dhe nga tre librat e shenjtë.
Në libër, sqaron ai, janë përfshirë edhe studimet e kryera nga shkencëtarët John Wanderman dhe Dr. Salih Bayraktutan nga universiteti Erzurum Ataturk në Turqi.
Edhe
Shkencëtari amerikan në kërkim të gjurmëve të Arkës së Noit në Ararat
“Raporti i Bayraktutanit nxjerrë në dritë se analizat laboratorike flasin se (në mbetjet e anijes) janë zbuluar materiale të ngjashme me hekurin”, tha Kosedag.
"Pohojmë se përfundimisht, Arka ndodhet në rajonin Agri. Studimet do të duhet të përqendrohen në këtë rajon”, shtoi ai.