Ky është momenti i çuditshëm kur një ari polar është përpjekur të kthejë në jetë një zog të vogël, që ia kishin hedhur për ta ngrënë.
Të gjithë prisnin që kafsha të hante atë, por në vend të saj filloi të hidhte zogun në ajër në përpjekje për ti shpëtuar jetën.
Dëshmitarët vunë re ngjarjen e pazakontë në kopshtin zoologjik në Munih, Gjermani. Në video shihet ariu polar që duket sikur po përpiqe të ringjallë shpendin.
Ariu e merr nga uji zogun dhe e vendos me putër, duke e hedhur në ajër.
Kur e pa që nuk funksionoi, ai e mori para fytyrës së tij dhe e vendosi në një vend ku nuk e prekte uji./oranews