Apartamenti dykatësh në New York në pronësi të ish-Jugosllavisë do të shitet me vlerë prej 12.1 milionë dollarë ndërsa paratë nga shitja do të ndahen mes vendeve të ish Jugosllavisë, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë.
Apartamenti i cili ka gjashtë dhoma gjumi dhe katër banjo është shfrytëzuar nga ambasadorët jugosllavë në SHBA e në të ka qëndruar dhe ish kryetari Josip Broz Tito gjatë vizitave në New York.
Apartamenti, sipas Zhurnal.mk i cili nga viti 1992 qëndron i zbrazur është blerë në vitin 1975 në shumë prej 100 mijë dollarë, shpenzimet për mirëmbajtje i ka paguar deri më sot Serbia andaj kërkon 40% nga shitja.
Artikuj të ngjashëm
-
Vila e Titos, një nga më të vjetrat në New York, u shit për 50 milionë dollarë
-
Taylor Swift shpenzon 50 milionë dollarë për një bllok apartamentesh
-
Apartamenti super luksoz ku qëndron Rihanna, del në shitje për 17 milionë dollarë
-
Shitet prona e Elton Johnit në Atlanta të SHBA-së
-
Brenda apartamentit të Rita Orës të cilin e shiti për 3.3 milionë funte