Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Anija me 715 turistë mbërrin në Durrës

Anija “Seven Seas Voyager” me gjatësi 206 metra u ankorua në kalatën 5 të portit të Durrësit sot rreth orës 7.30 të mëngjesit.

Nga të dhënat e Autoritetit Portual mësohet se anija ka 715 udhëtarë gjithsej, 528 prej të cilëve janë qytetarë të SHBA-së, ndërsa pjesa tjetër vijnë nga 21 vende të ndryshme të botës.

Turistët u pritën edhe nga një grup të rinjsh të projektit “Smile Albania”.

21 autobusë turistikë me vizitorë janë nisur tashmë nga Durrësi në destinacionet e parashikuara, kryesisht qendra historike dhe muzeale në qytetet e Krujës, Beratit, Tiranës dhe Durrësit, transmeton atsh.

Anija “Seven Seas Voyager” do të vijojë lundrimin sot në mbrëmje drejt Korfuzit.

Edhe Anija “Art Explora” ankoron në Durrës për përvojën unike Kulturë Anija “Art Explora” ankoron në Durrës për përvojën unike

Në portin e Durrësit dy ditë më parë u ankorua edhe anija “Sirena”, me 659 turistë.

{gallery}