Anija kozmike Soyuz është nisur të mërkurën drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës duke bartur dy kozmonautë rusë dhe një astronaute amerikane, të cilët do të qëndrojnë atje në muajt e parë të vitit 2021.
Para nisjes nga Kazakistani, ekipi i përbërë nga Sergey Ryzhikov, Sergey Kud-Sverchkov nga Rusia dhe Kate Rubins nga Shtetet e Bashkuara – kanë kaluar më shumë se një muaj në karantinë, si masë parandaluese dhe janë testuar për koronavirus disa herë.
“Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës është tani vendi më i sigurt”, ka thënë Ryshikov, duke iu referuar pandemisë në planetin Tokë.
Para se t’i bashkohej Agjencisë amerikane për Hapësirë (NASA), Rubins ka punuar si mikrobiologe dhe ka qenë e përfshirë në kërkime për viruset, transmeton rel.
Ky është misioni i saj i dytë në stacionin e Hapësirës.
Pasi të realizojnë fluturimin prej tri orëve, Rubin dhe të tjerët do të mirëprten nga një tjetër ekip prej tre personave që pritet të largohen nga stacioni hapësinor më vonë gjatë këtij muaji.
-
Dy rusë dhe një amerikane kthehen nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës
-
Një amerikan dhe dy rusë shkojnë së bashku në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor
-
NASA nis misionin e parë me ekuipazh në Hënë në gjysmë shekulli
-
Dy rusë vendosin rekord për qëndrimin më të gjatë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës
-
Boeing nis astronautët e NASA-s në hapësirë, për herë të parë pas shumë vjetësh