Zbulimi nga CIA i dosjes së Osama Bin Laden, e sekuestruar në vilën e tij në Abotabad, nxjerrin në pah edhe anën njerëzore të terroristit më të urryer në botë.
Në kompjuterin e sekuestruar nga forcat speciale amerikane, shumica e materialeve i përkisnin operacioneve terroriste të ish-liderit të Al-Kaeda-s. Një ndër më interesantet ishte kjo skicë, e cila i ngjan sulmeve të 11 Shtatorit 2001.
Por disa prej materialeve shfaqin një tjetër Bin Laden. Asokohe njeriu më i kërkuar në botë, mbante në kompjuterin e tij programe për fëmijë, filma të animuar si Tommy dhe Jerry, apo udhëzime për thurje me grep.
Një nga videot më të preferuara të Bin Laden ishte, “Charlie bit my finger” “Charlie më kafshoi në gisht”, video virale e dy vëllezërve të vegjël, e cila në Youtube ka arritur më shumë se 800 milionë klikime, përcjell Alsat.
Sipas inteligjencës amerikane, Osama Bin Laden ishte një adhurues i video-lojërave, kryesisht atyre me karakter luftarak, si Counter-Strike.
Në dosjen e zbuluar nga CIA, zbulohen edhe video të fëmijëve të vegjël të terroristit, si edhe dasma e djalit të tij të madh, Hamza.
-
Bolton do të deklarohet fajtor për keqmenaxhimin e dokumenteve sekrete
-
SHBA-ja godet hakerat iranianë
-
Flet për herë të parë gruaja e skandalit “kiss cam” në koncertin e Coldplayt
-
Dua Lipa flet për dosjet Epstein: Po përdoret një lloj perdeje për të mbrojtur dikë
-
Publikohen videot e dëshmive të Bill Clintonit e Hillary Clintonit lidhur me Epsteinin