Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Amerikani për 80 ditë hëngri mish të papjekur

Për 80 ditë, një burrë thotë se ka ngrënë mish të papërpunuar. Këtë sfidë thotë se ia bëri vetes për ta parë reagimin e organizimit, derisa ka deklaruar se aktualisht ndjehet shumë mirë.

Ky përdorues i Instagramit, emri i të cilit s’është bërë i ditur, publikon në baza ditore momente kur ushqehet me mish të papjekur, qoftë ai mish lope, qingji apo peshku.

Ai thotë se nuk ka pasur deri më tani probleme me stomak, derisa shumë komentues e kanë kritikuar për t’ia bërë me dije se mund ta rrezikojë jetën.

Ngrënia e ushqimit të papërpunuar sipas ekspertëve mjekësorë mund të shkaktojë sëmundjen Escherichia Coli, Salmonela dhe Shigel.

 

Artikuj të ngjashëm