Një burrë nga Florida, John Braje, vendosi që të notonte pranë një aligatori, i cili iu afrua dhe tentoi ta kafshonte në shpatull.
Në videon e postuar nga Daily Mail, shihet se si aligatori i madh i afrohet dhe kërkon ta kafshojë përpara se burri të dilte menjëherë nga liqeni, përcjell A2news.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Më pëlqen adrenalina dhe i dashuroj kafshët. Për këtë arsye notoj me peshkaqenë, aligatorë dhe shumë gjallesa të tjera të ujit. Aligatori më gërvishti pak, mendoi se duke qenë më i madh se unë me trup, mund të më bullizonte. Por, nuk më ngel hatri. Thjesht po tregonte dominimin e tij dhe ndoshta ishte edhe kureshtar. Nëse do të donte të më kafshonte, nuk do të isha duke shkruar në Facebook tani. Aligatorin e kam shok dhe do të notoj prapë me të së shpejti”, shkroi Braje në Facebook.