Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Amerikani i shënoi pesë rekorde botërore brenda 24 orëve

Brenda 24 orëve, Joshua Walker i shënoi pesë rekordeve botërore në sportin e basketbollit, me ç'rast u fut në Librin e Rekordeve Guiness.

“Upi” shkroi të mërkurën se rekordin e parë, Walker e theu duke shënuar kosh nga 35 metra largësi, ndërsa rekordin e dytë e realizoi duke shënuar kosh kthyer me shpinë, nga 34 metra.

Guiness ia njohu amerikanit edhe rekordin e tretë, duke realizuar kosh me një dorë nga 28 metra largësi. Rekordin e katërt, Walker e shënoi nga po ashtu 28 metra largësi, me ndihmën e parketit.

Rekordi vendimtar i tij u shënua i kthyer krejtësisht mbrapa koshit, me një distancë prej 25 metrave.