Një burrë në New Jersey të SHBA-së, po e rinovonte oborrin e shtëpisë, kur në hapësirën ku gjendej veranda, i gjeti 1000 dollarë. Të hollat që ishin të ndara në kartëmonedha 10-she e 20-she, datonin nga viti 1934, shkruan “Upi” të martën.
Rich Gilson dhe bashkëshortja e tij, Suzanne, e blenë një vilë katër vjet më parë, e në të ndërtuan hapësirën me oborr, ndërsa kur Rich vendosi ta rinovojë, i gjeti të hollat.
“Mendova se ishin barëra të këqija. I mora ato dhe i hodha mënjanë”, deklaroi ai, duke theksuar se një ditë më parë, “mbetjet” i hasi në oborr e vendosi t’i hapte.
“Më duhej të shikoja skajin dhe pashë që kishte një nuancë të gjelbër. Ishin të grumbulluara në formë të cigares puro. Thashë me vete: Këto janë para”, deklaroi Rich, duke rrëfyer se të hollat ishin pështjellur me disa copëza druri.
Kur e hapi mbështjellësin, Rich pa që ishin 1000 dollarë, shumica prej tyre të dëmtuara por lehtë të deshifrueshme.
Amerikani ngriti dyshime për paratë e gjetura, duke thënë se mund të ishin të ndërlidhura me aktivitete të paligjshme. Ai shtoi se paratë nuk synon t’i shpenzojë, pasi duhet ruajtur si mbetje historike.

-
Po rinovonin shtëpinë, punëtorët në Belgjikë zbulojnë papritur arin me vlerë 9 milionë euro
-
Grumbulli i monedhave 1,000-vjeçare shitet për 5.6 milionë dollarë
-
Amerikania bëhet milionere me lotari
-
Çifti anglez gjeti letra misterioze pas oxhakut, datojnë nga 1934-a
-
Amerikani bëhet milioner pasi u nda nga e dashura