Një burrit nga Kentucky në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i mbaroi benzina në rrugë, duke u detyruar të futej në një pompë derivatesh për t'u furnizuar, e nga kjo ngjarje doli me 1 milion dollarë.
Upi shkroi se Michael Schlemmer teksa priste që vetura të mbushej, bleu një tiketë lotarie me idenë që të kalonte kohën derisa vetura t'i bëhej gati.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTiketën e futi në kutinë e lotarisë, ndërsa më pas emri i tij u zgjodh si fitues i xhekpotit 1 milionë dollarë. Më mbaroi benzina. I kisha 40 dollarë me vete.
“Me 20 bleva benzinë, e me 20 të tjera mora një tiketë. E gërvisha dhe e shikova. Kur pashë rezultatin, pronarët e dyqanit dhe punonjësit buzëqeshën”, deklaroi amerikani, duke rrëfyer momentin e fitores.
Me ato para, Schlemmer tha se do të blejë veturë të re dhe do të kursejë një pjesë.