Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në zyrën e tij sot ka pritur ambasadorin e Izraelit, Dan Oryan, i cili bëri diçka që nuk shihet shpesh nëpër zyrat e presidentëve.
Për të treguar se stërvitja është shumë e rëndësishme për njeriun, ai i dëshmoi presidentit maqedonas shkathtësinë e të qëndruarit në një dorë.
“Kjo foto ‘e qëndrimit në duar’ me ambasadorin izraelit Dan Oryan le të jetë motiv dhe arsye pse stërvitja është shumë e rëndësishme dhe shpesh edhe argëtim”, ka shkruar në Facebook Pendarovski.
Artikuj të ngjashëm
-
Meta dhe Pendarovski kërkojnë fillim të shpejtë të negociatave me BE-në
-
Presidenti i Maqedonisë së Veriut sot viziton Kosovën
-
Pendarovski: Demokracia ekziston vetëm kur të gjithë të jenë të barabartë nga veprimet e pushtetit
-
Stevo Pendarovski inaugurohet president i Maqedonisë së Veriut
-
Pendarovski: E mbështesim Kosovën në aspiratat euroatlantike