Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Alpinistët shpëtojnë qenin nga maja e një mali

Qenët e racës St. Bernard shquhen për të ndihmuar në shpëtimin e udhëtarëve që janë në telashe nëpër male, por gjërat kanë ndryshuar në Angli të dielën, shkruan agjencia AP.

Gjashtëmbëdhjetë vullnetarë nga skuadra e shpëtimit malor Wasdale kanë shpëtuar Daisyn, një qen St. Bernard me peshën 55 kilogramë, nga maja më e lartë e Anglisë, Scafell Pike. Ekipi i shpëtimit ka kaluar gati pesë orë duke e zbritur Daisyn nga maja e malit. Daisy kishte kolapsuar të premten pasdite duke zbritur nga mali me pronarët.

Shpëtimtarët kanë treguar se Daisy kishte dhembje në këmbët e pasme dhe po refuzonte të lëvizte. Pasi janë konsultuar me veterinerin, i dhanë medikamente për dhimbje dhe e vendosën në barele, që është e dizajnuar për meshkuj, për të qenë më miqësor për qen. Po ashtu vendosën disa ushqime për ta bërë që të ndjehet më komod.

Ekipi i shpëtimit ka thënë se Daisy po e merr veten. Maja Scaffel Pike është rreth 978 metra lartësi mbidetare, dhe gjendet në Parkun Nacional në Cumbria.