Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Ekipi malor shpëton papagallin frikacak

Një grup shpëtimtarësh në malet e Uellsit i doli në ndihmë një papagalli që kishte ngelur i bllokuar dhe i frikësuar mbi një kodër, shkroi Upi.

Ekipi i shpëtimit, i quajtur “Ogwen Valley” tha se mori informatën nga një grua që tha se papagalli i saj, në tentativë për t’i ikur sulmit të një skifteri, u ngjit mbi kodrën Glyder Fawr dhe s’kishte më guxim të zbriste.

“Gjurmuesi tregoi se papagalli ishte mbi shkëmbinjtë ndërsa një grua nga ekipi u ngjit për ta marrë atë”, u tha në njoftimin e ekipit.

Si përfundim, pas ngjitjes së gruas, shpendi u mor me sukses dhe u zbrit.

Ai iu kthye pronares.

Artikuj të ngjashëm