Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Alaska thyen rekord të nxehtësisë

Banorët e Alaskës, shteti më verior i SHBA-së, po përballen prej disa javësh me rekorde të temperaturave që kalojnë në disa vende më shumë se 15 gradë Celcius.

“Muajt shkurt dhe mars kanë qenë që të dy jashtëzakonisht të ngrohtë. Madje shumë vende janë duke thyer rekordet e nxehtësisë për muajin mars”, thotë Rick Thoman, specialist i Qendrës për Vlerësimin dhe Politikat e Klimës në Alaskë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Qytete si Wainwright, Nuiqsut, Kaktovi dhe Barrow, që ndodhen në veri të shtetit amerikan, në rrethin arktik, mund të arrijnë këtë fundjavë temperatura më të larta se 14-22 gradë Celcius, transmeton ATSH.

Në këtë rajon të Alaskës temperaturat në këtë periudhë të vitit zakonisht qëndrojnë nën zero.