Kuriozitet

Aktori indian thyen rekordin për selfie

Aktori indian Akshay Kumar theu një rekord botëror “Guinness” duke bërë selfie me 184 fansa në 3 minuta.

Kumar fitoi rekordin për më shumë selfie të realizuara në 3 minuta në Mehboob Studios në Mumbai.

Më shumë se 240 fansa u ndanë në dy rreshta dhe Kumar qëndroi mes tyre, kështu që ai mund të rrotullohej shpejt dhe të bënte një selfie të re me një fans tjetër.

Kumar bëri 209 foto në kohën e caktuar, por disa u skualifikuan për shkak të cilësisë së dobët. Ai theu me sukses rekordin me 184 selfie, duke mposhtur rekordin e britanikut, James Smith, prej 168.

Kumar tentoi rekordin teksa promovonte filmin e tij “Selfiee”.

Mbajtësit e mëparshëm të rekordit përfshijnë Dëayne "The Rock" Johnson dhe Donnie Wahlberg.