Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Shiroki Brijeg, të Bosnje Hercegovinës kur drejtuesi i veturës goditi murin e një shtëpie dhe depërtoi brenda banjës së saj.
Shoferi nga Posušje, mëngjesin e së dielës, rreth orës 5:00, ka goditur me Audi shtëpinë e një familjeje në rrugën Kardinala Alojzija Stepinca.
Nga forca e goditjes, vetura ka rrëzuar një pjesë të murit të jashtëm dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në ambientet e brendshme të shtëpisë.
Dhoferi dhe pasagjeri i veturës kanë marrë lëndime të lehta.
Në vendin e aksidentit kanë shkuar forcat policore dhe kanë nisur hetimet në lidhje me shkaqet e aksidentit.
Artikuj të ngjashëm
-
Digjet një veturë në veri, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
-
Shoferi i dehur në Leposaviq dëmton garazhin dhe një veturë
-
E goditi me veturë ish-bashkëshorten në Podujevë, lirohet në procedurë të rregullt
-
Sulmohet një burrë, disa persona iu futën në shtëpi dhe e goditën me një mjet
-
Aksident mes dy veturave në autostradë në hyrje të Kaçanikut, një i lënduar