Në Plymouth të Anglisë, 388 persona u mblodhën të enjten për të shënuar një rekord të ri botëror. Të gjithë u veshën me rroba noti, e në pjesën e poshtme të trupit kishin “bisht” sirene.
Një rekord i tillë, ndonëse i cilësuar si i çuditshëm, u shënua edhe vite më parë, ku 300 persona u vishën në këtë mënyrë. Në këtë ngjarje pati burra, gra e fëmijë, shkruan “Mirror” të enjten.
Sirena në mitologjinë ujore ka kuptimin e një gruaje, që në pjesën e sipërme të trupit është njeri, e në të poshtmen peshk.
Organizatorja e kësaj ngjarjeje, Pauline Barker, deklaroi se këtë e shënuan për t’i argëtuar njerëzit, por edhe “për të shënuar një rekord botëror”.
“Na duheshin 301 persona për ta thyer rekordin, por ju faleminderit që erdhët kaq shumë. Duhet ta presim zyrtarizimin e ‘Guinessit’ për rekord”, tha ajo.

Foto: Mirror