Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Aeroplani në kamion, Boeing 727 “përshkoi” rrugët e Anglisë

Një aeroplan Boeing 727 i vitit 1968, dikur në pronësi të një kompanie ajrore japoneze, u transportua me sukses përgjatë rrugëve M5, M4 dhe M32, nga Aeroporti Cotswoldit në Bristol, Angli.

Trupi i avionit, pa krahë, u ble nga sipërmarrësi Johnny Palmer, me idenë për ta kthyer atë në një zyrë për kompaninë e tij Pitch Air, raportojnë mediat angleze.

Pasi u vërtetua se nuk kishte asnjë shans që aeroplani të rinovohej dhe të kthehej në punë për çka është i destinuar, Palmer negocioi çmimin dhe e mori me “pak para”, ndonëse shuma nuk u zbulua.

Image

Sidoqoftë, problemi më i madh nuk ishte çmimi, por transportimi i tij, përkatësisht siguria në rrugë.

Trupi i avionit u ngarkua në një kamion të madh dhe aty u vendos përmes vinçave të mëdhenj.

Boeing u transportua nga Aeroporti i Cotswoldit në Bristol të shtunën që shkoi dhe këtë përgjegjësi e mori kompania e specializuar “Cook Transport”.

Edhe Kompania ajrore britanike hap vende pune për pilotë që drejtojnë avionët vetëm në tokë Botë Kompania ajrore britanike hap vende pune për pilotë që drejtojnë avionët vetëm në tokë

Transporti i pazakontë që zgjati shtatë orë, u transmetua drejtpërdrejt në faqen e “Peach Air” në Facebook.

Aeroplani, që fillimisht ishte standard për pasagjerë, gjatë viteve ’70 u kthye në një version “VIP”. Falë kësaj, enterieri është mbresëlënës, ka thënë pronari i ri, Palmer.