Një politikan i quajtur Adolf Hitler është bërë fenomeni më i ri në rrjet ditët e fundit pasi ka fituar një mandat në zgjedhjet lokale që u zhvilluan në Namibi.
Adolf Hitler Uunona fitoi me 85% të votave ndaj rivalit të tij në zgjedhje, në shtetin ish koloni të Gjermanisë, ku rrugët, vendet dhe njerëzit kanë ende emra gjermanë.
Pasi fitoi mandatin nën siglën e partisë SWAPO, që drejton Namibinë prej vitit 1990, politikani tha se nuk ka asnjë lidhje me ideologjinë naziste për dominimin e botës.
“Emrin ma vendosi babai. Me shumë mundësi ai nuk e dinte se kush ishte Adolf Hitleri. Kur isha i vogël më dukej si emër normal, por kur arrita në adoleshencë e kuptova se çfarë i kishte bërë botës ky njeri”, u shpreh politikani.
Uunona fitoi 1196 vota në zgjedhje dhe arriti të fitojë një mandat në këshillin rajonal të qytetit të tij/A2CNN.
-
Bideni pa emër në fletëvotime fiton zgjedhjet në New Hampshire
-
Transformimi i vendlindjes së Hitlerit në stacion policor ngjall reaksion
-
Reperi fiton zgjedhjet në shtetin me 30 milionë banorë
-
AfD-ja trefishon mbështetjen në rajonin më të populluar të Gjermanisë
-
Rajoni më i populluar i Gjermanisë mban zgjedhjet, parashikohet përparimi i AfD-së