Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bideni pa emër në fletëvotime fiton zgjedhjet në New Hampshire

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka fituar me lehtësi zgjedhjet brendapartiake në New Hampshire, ani pse emri i tij nuk ishte në listën e kandidatëve.

Numër i madh i votuesve kanë shkruar vetë emrin e Bidenit duke shmangur poshtërimin e tij nga humbja përballë Dean Phillips, kongresistit demokrat.

Bideni ka shmangur zgjedhjet pasi New Hampshire refuzoi të ndërronte datën e zgjedhjeve, ashtu siç ishte urdhëruar nga Komiteti Kombëtar i Demokratëve.

Gara e parë zyrtare te demokratët mbahet në muajin shkurt në Karolinën e Jugut.

Përkrahësit e Bidenit kanë organizuar një fushatë me qëllim që të bindin votuesit që të shkruajnë vetë emrin e presidentit në fletëvotime.

Sipas rezultateve, Bideni ka fituar 67 për qind të votave, ndërkaq Philips vetëm 19 për qind.

Edhe Bideni i bindur se do ta mposhte sërish Trumpin Botë Bideni i bindur se do ta mposhte sërish Trumpin

Mirëpo vëmendja është te zgjedhjet republikane.

Donald Trumpi i është afruar fitores duke mposhtur Nikki Haleyn në New Hampshire, mirëpo ish-guvernatorja e Karolinës Jugore ka insistuar se do të vazhdojë garën dhe sipas saj mund të ndryshojë rezultatin në zgjedhjet e muajit të ardhshëm.