13 vjeçarja Lily Rice e bën të pavlerë termin ‘person me aftësi të kufizuara’, duke treguar se kufijtë janë vetëm në mendjen tonë.
Adoleshentja britanike është femra e parë në Evropë dhe e dyta në botë që kryen një rrotullim të plotë në ajër, me karrocën e saj me rrota.
Sigurisht që nuk ishte aspak e lehtë dhe pamjet tregojnë qartë se dështimet nuk munguan, por këto nuk e kanë trembuar aspak vajzën e re, që pas gjashtë orësh përpjekje më në fund ia doli, transmeton tch.
Lily vuan nga paraplegjia spastike, një sëmundje që dobëson tej mase pjesën e poshtme të trupit dhe e bën të ecurin të pamundur.
Por këto janë vetëm fjalë pa vlerë për 13 vjeçaren që ka një synim shumë të qartë, të marrë pjesë në kampionatin e lojërave ekstreme për karriget me rrota, në Kaliforni vitin e ardhshëm.
-
Vajza me aftësi të kufizuara sjell sfidat dhe paragjykimet përmes librit
-
102-vjeçarja feston ditëlindjen duke u hedhur me parashutë
-
13-vjeçarja shënon një rekord të pazakontë botëror
-
104-vjeçarja po synon të futet në Guinness, si më e vjetra që bëri “skydive”
-
Tetëvjeçares nga Britania i vendosen gjunjët robotikë, bëhet personi më i ri me proteza të tilla