Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Adoleshenti më i shkurtër në botë

Dor Bahadur Khapangi nga Nepali është konfirmuar zyrtarisht si adoleshenti (mashkull) më i shkurtër që jeton. Khapangi, i lindur më 14 nëntor 2004, tani është 17 vjeç. Matja u bë më 23 mars 2022.

Khapangi ishte i gjatë 73.43 cm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai mori certifikatën e rekordeve botërore Guinness.

"Jam i lumtur që vëllai im ka marrë një certifikatë të rekordeve botërore Guinness", ka thënë vëllai i madh i Khapangi, Nara Bahadur Khapangi.

Më parë, titullin për adoleshentin më të shkurtër (mashkull) e mbante Khagendra Thapa Magar.

Ashtu si Khapangi, Khagendra ishte gjithashtu nepalez. Ai ishte i gjatë 65.58 cm, por vdiq më 2020 kur mbushi 27 vjeç.

Personi në përgjithësi më i shkurtër në botë është femër dhe jeton aktualisht, Jyoti Amge nga India. Amge është e gjatë 62.8 cm.