Gjendet breshka e rrallë 40-vjeçare në brigjet e Orikumit Foto: Ilustrim

Gjendet breshka e rrallë 40-vjeçare në brigjet e Orikumit

12 qershor 2018 10:39

Breshka e llojit Caretta-Caretta me një peshe prej 40 kg ka rënë në rrjetat e peshkatarëve të Orikumit.

Peshkatari Sherif Durmishi shprehet se kjo breshkë është rreth 40-vjeçare dhe është e llojit Caretta-Caretta.

Sipas tij, breshka nuk ka asnjë shenjë dëmtimi dhe është me shëndet të plotë. Priten që të vijnë specialistët e zonave të mbrojtura që ta matrikullojnë dhe më pas ta lëshojnë në det.

Sipas tij, afrimi i këtyre specieve ka ndikuar edhe nga moratorium, por dhe ngrohja e ujërave, transmeton tch. Kohët e fundit, bën me dije peshkatari Durmishi janë shtuar rastet kur në rrjetat e peshkatarëve bien gjallesa të rralla, ku kjo ka ardhur si pasojë e moratoriumit, por edhe ngrohjes globale.

“Është e vërtetë”, shprehet Durmishi “se ka disa persona të papërgjegjshëm që gjuajnë me dinamit, por ne si peshkatarë kemi filluar të monitorojmë çdo person duke lajmëruar organet kompetente”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme