Lëmsh

Peshkaqenët dalin në rrugë pas ciklonit në Australi

 

Një peshkaqen i madh i cili konsiderohet si agresiv dhe një nga më të rrezikshmit në botë u zbulua në mes të rrugës pas rënies së nivelit të ujit në një qytetet të Australisë që u godit nga cikloni Debbie.

Fotot e peshkaqenit u bënë virale në mediat sociale kur autoritetet vendase u thanë njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi sepse peshkaqenë apo rreziqe të tjera mund të vinë nga përmbytja e rrugëve.