Një 89 vjeçar nga Rhode Island ka arritur qëllimin e tij për të cilin shpenzoi dy dekada punë dhe gati një jetë të tërë duke e menduar – fitoi doktoratën dhe u bë fizikan.
Manfred Steiner së fundi mbrojti suksesshëm disertacionin e tij në Universitetin Brown në Providence. Steiner e vlerëson këtë titull sepse është ajo që gjithmonë e dëshironte – dhe sepse ai kapërceu problemet shëndetësore të cilat në fakt mund t’ia kishin përmbysur studimet.
“Por ia dola, dhe kjo ishte pika më e lumtur në jetën time, ta përfundoja atë”, ka thënë ai.
Si adoleshent në Vienë, Steiner u inspirua të bëhej fizikan pasi lexoi rreth Albert Ajnshtajnit dhe Max Planckit. Ai admironte saktësinë e fizikës.
Por, pas Luftës së Dytë Botërore, nëna dhe xhaxhai i tij e këshilluar të studionte mjekësinë dhe se ajo do të ishte një zgjedhje më e mirë në kohë të vështira. Ai mori diplomën në mjekësi nga Universiteti i Vjenës më 1955 dhe u zhvendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës disa javë më vonë, ku pati një karrierë të suksesshme duke studiuar çrregullimet me gjakun, shkruan Associated Press.
Edhe
105-vjeçarja përfundon masterin në SHBA
Steiner studioi hematologjinë në Universitetin Tufts dhe biokiminë në Institutin e Teknologjisë së Massachusetts para se të bëhej hematolog në Universitetin Brown. Ai u bë profesor dhe udhëhoqi sektorin e hematologjisë në shkollën mjekësore në Broën nga viti 1985 deri më 1994.
Steiner ndihmoi në krijimin e një programi kërkimor në hematologji në Universitetin e Karolinës Veriore, të cilin e udhëhoqi deri në pensionimin nga mjekësia në vitin 2000 dhe u kthye në Rhode Island.