Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

89-vjeçari futet në Guinness si surfisti më i vjetër në botë

Një 89-vjeçar u fut në librin e rekordeve Guinness si personi më i vjetër në botë që merret me surf, shkroi Upi.

Seiichi Sano tha se është frymëzuar të vazhdojë surfin pasi u ngjit në malin Fuji në moshën 80-vjeçare, ndërsa me këtë sport po merret tash e disa vjet.

“Punoja me një menaxher banke që ka lëkurë shumë të nxirë. Mendova se ishte lojtar golfi, por kur e pyeta më tha se ishte surfist”, deklaroi ai.

Ai tha se marrja me surf në mes të detit është e rrezikshme, por ka dëshirë të madhe të vazhdojë aq sa mundet.