Në moshën 88-vjeçare, Ibrahim Kalesiq nga Tuzla e Bosnjës është ende me parashutë dhe synimi i tij është që të vazhdojë ta bëjë këtë edhe për dhjetë vjet të tjera.
Mbajtësi i dyfishtë i rekordeve ka 70 vjet që hidhet me parashutë dhe tashmë ka regjistruar 1487 kërcime. Ky 88-vjeçar kohët e fundit u hodh me parashutë 21 herë në pesë ditë.
"Ndihem mirë, jam i pushuar mendërisht dhe po shijoj shoqëri të shkëlqyer", i tha Kalesiq Reutersit.
Ai thotë se dëshira e tij më e madhe është ta ketë parashutën e tij: "Unë jam pensionist pa mundësi të blej një parashutë dhe do të doja ta kisha një të tillë që t'i stërvitja studentët e mi të cilët më pas do të më zëvendësonin në garat e kërcimit".
Ai u hodh për herë të parë më shumë se 70 vjet më parë. Ai është parashutisti më i vjetër në Evropë që hidhet në mënyrë aktive dhe nuk ka ndërmend të ndalet me kaq.
"Kam një dashuri jashtëzakonisht të madhe për hedhje me parashutë, nuk mund të përshkruhet se çfarë lloj dashurie është. Shumë janë të habitur që në moshën time, në moshën 88-vjeçare, po hidhem, një ndjesi e jashtëzakonshme", shtoi ai.
{gallery}