Hanoi, 4 prill – Punonjësit qeveritarë vietnamezë janë paralajmëruar se nuk do të mund të organizojnë më dasma të shtrenjta dhe ekstravagante, njoftoi sot media zyrtare vietnameze.
“Familjet e nuses dhe dhëndrrit nuk duhet të ftojnë më shumë se 600 mysafirë apo të zhvillojnë dasma në vende të shtrenjta si hotele me 5 yje apo resorte”, raportoi gazeta vietnameze online “Vnexpress” duke cituar një dekret të Komitetit Popullor në Hanoi, transmeton atsh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Punonjësit e qeverisë dhe anëtarët e Partisë Komuniste duhet të japin një shembull të mirë në dasmat e tyre duke mos e ekzagjeruar “, sipas dekretit.
Çdo punonjës i qeverisë që bie në kundërshtim me direktivën do të dënohet, megjithëse nuk është bërë ende e qartë se si do të jetë ndëshkimi për ata që shkelin vendimin.