Një grua u tmerrua në New Jersey të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kur pa se në oborr i ishte futur një dre. 85-vjeçarja e quajtur Dianne Twersky dëgjoi një zhurmë nga kati i poshtëm, e kur doli të shihte, tha se shtëpia po dridhej dhe mendoi se kishte pasur dridhje toke.
“Dëgjova një shpërthim të xhamit dhe më pas dëgjova se shtëpia po dridhej. Mendova se po bëhej tërmet”, deklaroi Twersky.
Ajo thirri familjarët e saj kur pa drerin, e më pas në vendin e ngjarjes doli edhe ambulanca e policia.
Autoritetet policore e hapën derën dhe më pas dreri doli nga shtëpia, duke përfunduar në pishinë.
Artikuj të ngjashëm