Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

84-vjeçari vrapon në maratonën e akullt

Një 84-vjeçar nga Kanada është bërë personi më i moshuar që ka vrapuar ndonjëherë në maratonën e akullt të Antarktikut.

Ai kompletoi garën së bashku me 55 vrapues tjerë që përfaqësonin 17 shtete të botës.

Vrapuesi veteran, Roy Jorgen Svenningsen, nuk ishte maratonisti i vetëm që vuri rekord në vrapimin ekstrem, transmeton KTV.

William Hafferty i Shteteve të Bashkuara vendosi një rekord në kohë kur garën e përfundoi për 3 orë, 34 minuta e 12 sekonda.

Vrapuesit i bën ballë kushteve me erë e diell, për të përfunduar dy gjiro në afërsi të kampit që gjendet 965 kilometra nga Poli Jugor.

Edhe Burri nga Toronto mori pjesë në 242 maratona botërore Kuriozitet Burri nga Toronto mori pjesë në 242 maratona botërore

Gruaja e parë që përfundoi garën është Lenka Frycova nga Republika çeke. Maratonën e akullt ajo e mbylli për 4 orë e 40 minuta.

Shumë prej garuesve u frymëzuan nga Svenningseni që përfundoi garën për 11 orë e 41 minuta.

Organizatorët kanë thënë se ai ishte personi më i vjetër që ka vrapuar në një maratonë në këtë kontinent.

Përveç kësaj maratone, 84-vjeçari ka vrapuar në më shumë se 50 maratona rreth botës.

Edhe 90-vjeçari italian thyen rekord shpejtësie në maratonën e Romës Kuriozitet 90-vjeçari italian thyen rekord shpejtësie në maratonën e Romës

Vrapimin e parë e bëri në Kanada në vitin 1964.

{gallery}