Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

81-vjeçari luan me harmonikë para spitalit ku po trajtohet gruaja e tij me COVID-19

Nëse muzika është ushqimi i dashurisë, luaj – sidomos kur kufizimet e COVID-19 s’të ofrojnë mundësi tjetër.

Një 81-vjeçar e kishte gruan të infektuar me koronavirus dhe të shtrirë në spital. Në pamundësi për ta vizituar, ai nga jashtë i bënte muzikë me harmonikë dhe këndonte serenada.

Gruaja e tij, Carla Sacchi, shikonte nga dritarja e katit të dytë të spitalit në Castel San Giovanni, derisa bashkëshorti i saj luante me instrument dhe këndonte këngët e preferuara të saj. Momenti është xhiruar nga djali i tyre, Maurizio, duke u bërë virale në internet, shkruan CNN.

 

 

Posted by Valerio Marangon on Sunday, November 8, 2020

Kalimtarët dhe stafi mjekësorë që e shihnin 81-vjeçarin, ndaleshin para tij dhe me duartrokitje e brohoritje, vlerësonin gjestin e të moshuarit.

Në bazë të pamjeve, 81-vjeçari pas këngës, përshëndeti gruan e tij me dorë.

Spitalet italiane që po trajtojnë pacientët me COVID-19, nuk lejojnë vizita për shkak të masave strikte që kanë vendosur.